Ky serum unik për qerpikë dhe vetulla është i përgatitur me përkujdesje në Ferma Demiri, duke përdorur përbërës 100% natyralë si vaj ricini, vaj bajameje dhe përzierje bimore me veti ushqyese dhe rigjeneruese.
Ai ndihmon në stimulimin e rritjes natyrale të qerpikëve dhe vetullave, forcon rrënjët dhe përmirëson dukshëm dendësinë dhe shkëlqimin. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm, pa kimikate, pa parabene dhe pa aromatizues artificialë.
E rekomanduar për ata që kanë humbur dendësinë natyrale pas përdorimit të produkteve agresive ose pas ndërhyrjes kozmetike.
Ambalazh i vogël me furçë praktike për aplikim të lehtë.
Reviews
There are no reviews yet.