Si bëhet degustimi i vajit të ullirit ekstra të virgjër?

Degustimi i vajit të ullirit nuk është vetëm një proces teknik – është një eksperiencë që të lidh me tokën, me natyrën dhe me traditën. Ne në Ferma Demiri besojmë se çdo pikë vaj ulliri bart një histori: nga ulliri që rritet prane liqenit te Çerkezes, te momenti kur shndërrohet në “arin e gjelbër” që ju vendosni mbi tryezë.

Si bëhet degustimi?

1. Hapi i parë – aroma

Mbajeni gotën me vaj pranë hundës dhe merrni frymë thellë. Një vaj i mirë ekstra i virgjër duhet t’ju kujtojë freskinë: bar i sapokosur, gjethe ulliri, mollë ose domate të gjelbra. Ato janë shenjat e para të cilësisë.

2. Hapi i dytë – shija

Merrni një gllënjkë të vogël dhe lëreni që shija të shpërndahet ngadalë në gojë. Një vaj i mirë do të ketë:

  • shije frutore e freskët,
  • pak hidhësi që tregon praninë e polifenoleve të dobishëm,
  • dhe një djegie të lehtë në fyt, që është shenjë e vajit të freskët.

3. Hapi i tretë – ndjesia pas degustimit

Pas shijimit duhet të ndjeni pastërti, freski dhe një shije që mbetet e këndshme. Nëse një vaj është i rëndë, i mykur apo metalik, nuk është vaj i mirë.

Pse ia vlen të bëjmë këtë provë?

  • Sepse na mëson të dallojmë cilësinë nga thjesht produkti.
  • Sepse e bën vajin pjesë të përditshmërisë sonë me më shumë dashuri e vlerësim.
  • Dhe sepse është mënyra më e bukur për të kuptuar se çfarë ofron toka jonë.

Degustime në Ferma Demiri

Te ne, çdo vizitor ka mundësi të provojë këtë eksperiencë. Jo vetëm që shijoni vajin tonë ekstra të virgjër, por edhe mësoni si ta dalloni dhe si ta përdorni më mirë në gatime. Shpesh e shoqërojmë me bukë të freskët, kripë deti dhe pak rigon – një recetë e thjeshtë, por plot jetë.

👉 Provojeni edhe ju: merrni një gotë vaj ulliri nga Ferma Demiri, mbyllni sytë dhe lejoni që shija të tregojë historinë e saj.
Për më shumë, na gjeni në www.fermademiri.com ose vizitoni fermën tonë në Qinam.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top